Bota

Shtetet ku mund të blesh nënshtetësinë dhe çmimet

Pasaportën më të shtrenjtë e ka Zelanda e Re, që kushton hiq më pak se dy milionë euro

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme, etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët, transmeton “TCH”.

17 shtetet e mëposhtme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re, përcjell albinfo.ch.

Renditja (nga 17 në 1)

  1. Tailanda – $15.000
  2. Letonia – $73.000
  3. Saint Lucia – $100.000
  4. Dominika – $100.000
  5. Malta – $170.000
  6. Grenada – $200.000
  7. St. Kitts dhe Nevis – $250.000
  8. Antigua dhe Barbuda – $250.000
  9. Greqia – $280.000
  10. Portugalia €350,000
  11. SHBA- $ 500,000
  12. Spanjë – € 500,000
  13. Bullgari – €510.000
  14. Kanada $800.000
  15. Australia, 1 milion euro
  16. Qipro, 1.5 milionë euro
  17. Zelanda e re, 2 milionë $