Lajme
Shumë shoferë gabojnë: Policia zvicerane tregon mënyrën e duhur për bashkimin e korsive
Një video e publikuar nga Policia Kantonale e Cyrihut është bërë virale në rrjetet sociale, pasi sqaron një nga keqkuptimet më të zakonshme në komunikacion: shoferët duhet të vazhdojnë deri në fund të korsisë që mbyllet dhe vetëm më pas të kalojnë në korsinë tjetër.
Sipas policisë, kalimi i hershëm në korsinë e lirë, ndonëse shpesh konsiderohet si veprim i sjellshëm, në fakt pengon rrjedhën e trafikut dhe krijon kolona të panevojshme. Rregulli i njohur si “parimi i zinxhirit” (zipper merge) parashikon që të dy korsitë të shfrytëzohen deri në fund, ndërsa automjetet të bashkohen në mënyrë të alternuar, transmeton albinfo.ch.
Videoja ka marrë rreth 25 mijë pëlqime dhe është shpërndarë afro 14 mijë herë, me shumë përdorues që kanë pranuar se nuk e njihnin këtë rregull ose se shpesh janë kritikuar kur e kanë zbatuar atë.
Në Zvicër, parimi i zinxhirit është i detyrueshëm me ligj që nga 1 janari 2021. Ai zbatohet në rastet kur një korsi mbyllet ose kur dy korsi bashkohen, ndërsa mosrespektimi i rregullit dënohet me gjobë prej 100 frangash zvicerane.
Autoritetet theksojnë se zbatimi korrekt i këtij rregulli ndihmon në shmangien e bllokimeve dhe mundëson një qarkullim më të sigurt dhe më efikas në rrugë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













