Koronavirusi: çast pas çasti
Si infektohen shumica e gjermanëve
Shumica e infektimeve me korona në Gjermani ndodhin në mjedise private ose në azile të moshuarish. Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat e zyrat me rreziqe më të vogla
Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të virusit Corona në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me virusin korona në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia. Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infekstime të tjera.
Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.
“Përveç infektimbve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.
“Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambjente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të përhapet infeksioni.
Shkollat më pak të rrezikuara
Shkollat në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI. Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.
Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars. Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.
Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.
RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara. Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse














