Lajme
Si mund të përballet OBSH-ja me një pandemi tjetër?
Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke hartuar plane e kryer negociata se si mund të përballet edhe më një pandemi tjetër në të ardhmen.
Më 24 maj 2024 pritet të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.
Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që të mos i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo marrëveshje ka synim të mbështetë dhe të ringjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19.
OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë.
Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin, shkruan REL.
Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global.
Pas përhapjes së COVID-19, këto rregullore janë duke u shqyrtuar.
Si e shohin shtetet këtë traktat?
Përkrahësi kryesor i marrëveshjes shihet të jetë Bashkimi Evropian, i cili e propozoi vetë këtë traktat. Drafti i fundit prej 208 faqesh, ka ende shumë paqartësi sidomos terminologji të paqartë, si përkufizimi i fjalës “pandemi”, shkruan REL.
Me kaq shumë vende anëtare të përfshira, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë më i ndërlikuar.
Nuk është ende e qartë se si rregulloret e vitit 2005 dhe marrëveshja e re e pandemisë mund të përshtaten së bashku.
Mirëpo, sugjerohet se ato duhet të jenë plotësuese, në mënyrë që rregullat ekzistuese të zbatohen për përhapje lokale me rregullat e reja që fillojnë nëse OBSH-ja shpall një pandemi – diçka që aktualisht nuk ka mandat për ta bërë, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej 300 amendamente janë propozuar nga kombet në diskutime të veçanta mbi reformimin e udhëzimeve të vitit 2005.
Sugjerimet fillestare nga Uashingtoni kërkuan transparencë dhe t’i sigurojnë OBSH-së qasje më të shpejtë në zonat epidemike.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












