Lajme
Si po bëhet lehtësimi i masave ndaj COVID-19 në Evropë?
Tarracat dhe restorantet në natyrë, muzetë dhe koncertet në ambiente të hapura janë të lejuara poashtu janë hapur restorante brenda në zona ku shkalla e infeksionit është nën 50 infeksione të reja për 100 mijë banorë
Ritmi i fushatës së vaksinimit të banorëve të Evropës me vaksinën kundër COVID-19 është rritur dhe kjo ka bërë që në shumë vende numri i rasteve të reja të bie.
Bllokimet gradualisht po lehtësohen ndërsa sezoni turistik i verës po fillon, shkruan BBC.
27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian po synojnë të kenë një certifikatë digjitale të vaksinimit për udhëtime deri në korrik. Nga 30 qershori, sipas planit aktual kufizimet dhe ora e policore do të përfundojnë.
Në Gjermani që nga nëntori masat janë duke u lehtësuar derisa kufizimet mbeten më të forta në zonat me shkallë të lartë të infeksionit.
Tarracat dhe restorantet në natyrë, muzetë dhe koncertet në ambiente të hapura janë të lejuara poashtu janë hapur restorante brenda në zona ku shkalla e infeksionit është nën 50 infeksione të reja për 100 mijë banorë.
Fëmijët gjermanë të grupmoshës 12-15 tani mund të vaksinohen me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Në Itali gjithashtu restorantet dhe baret janë të hapura për shërbimin e brendshëm (maksimumi katër persona, përveç nëse janë nga e njëjta familje) teksa vendet sportive janë hapur deri në 25 përqind të kapacitetit.
Danimarka, Greqia, Spanja, Belgjika, Portugalia e Suedia janë disa nga vendet të cilat e kanë kaluar rrezikun e lartë nga COVID-19, teksa tani janë duke lehtësuar gradualisht masat që kanë në fuqi
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












