Kosova
Si po shkon testimi për COVID-19 në Kosovë?
Fatos Vokshi, qytetar nga Prishtina, të hënën, për më shumë se dy orë ka qëndruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të dëshmuar se ka simptoma të koronavirusit, në mënyrë që të testohet. Por, kjo gjë iu pamundësua, pasi personeli mjekësor nuk e testoi atë.
Sipas Vokshit, pacientët që duhet ta bëjnë testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, caktohen në mënyrë përzgjedhëse.
“Sot kam qenë dëshmitar. Do të thotë, shumë keq është nëse vjen puna të trajtohesh nga klinikat. Kjo është eksperienca ime e sotme, unë prita dy orë dhe nuk kreva punë, e i shikova pacientët e tjerë që me të njohshëm, do të thotë në mënyrë selektive, pranoheshin dhe i bënin testet”, tha Vokshi.
Pasi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare nuk i është mundësuar marrja e mostrave për testim me metodën PCR, Vokshi i është drejtuar Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare, për ta bërë testin serologjik për koronavirus.
Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.
Edhe një qytetare tjetër nga Prishtina, e cila priste në radhë pranë Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare, për të caktuar termin për ta bërë testin serologjik, tha se është e pakuptimtë se si mekanizmat përkatës nuk po veprojnë në mënyrën e duhur karshi personave që kanë simptoma të koronavirusit të ri.
“Ka gati një javë që jam me simptoma. Simptomat janë 100 për qind që është COVID-19, të paktën në bazë të asaj çka unë kam lexuar, dhe nuk po më duket normale të shkoj në një rreth ku ndoshta unë dyshoj se e kam (virusin) dhe ta infektoj dikë tjetër, duke u nisur nga vendi i punës, qytetarët, personat e familjes më në moshë”, tha kjo qytetare, e cila nuk deshi që të prezantohet.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha për Radion Evropa e Lirë se sa u takon testimeve për COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës aktualisht është duke e bërë maksimumin e mundshëm.
“Ky është maksimumi që mund të bëjë IKSHPK-ja, në bazë të rregullave të protokolleve që janë të përcaktuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Faktikisht, numri i testeve është sipas nevojës dhe rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë. Është fakt tjetër që qytetarët kanë edhe kërkesa të tjera, kanë edhe shqetësime dhe kanë nevojë për testime”, tha Zemaj.
Momentalisht në IKSHPK bëhen prej 400 deri në 500 testime në ditë.
Ministria e Shëndetësisë, deri tani, nuk ka licencuar asnjë institucion tjetër shëndetësor për kryerjen e testeve për koronavirus.
Zemaj tha se kjo çështje është ende në proces dhe se bordi i themeluar është duke u marrë me të.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se 80 institucione private shëndetësore kanë aplikuar për t’u licencuar, që të kryejnë teste për koronavirus, kryesisht serologjike, ndërsa, nga java tjetër, pritet të nisë shqyrtimi i këtyre aplikacioneve./REL
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















