Shqipëria

Si reagoi Facebook pas tërmetit në Shqipëri?

Pas tërmetit në Shqipëri, rrjeti social Facebook, krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurt.

Butonat që ofrohen janë: “I’m safe” (Jam i sigurt) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko te unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë kushtuar rëndësi këtij grupi, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch

Tërmeti që goditi sot Shqipërinë del të jetë më i forti në 30 vjetët e fundit.

Lëkundjet përveç në Shqipëri dhe Kosovë, janë ndjerë edhe në tetë vende të rajonit.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.