Lajme
Sigurimet plotësuese trefishojnë tarifat e disa mjekëve në Zvicër
Një hetim i radios zvicerane RTS ka zbuluar se disa mjekë specialistë dhe kirurgë në Zvicër përfitojnë ndjeshëm nga pacientët me sigurime shëndetësore plotësuese, duke trefishuar tarifat për të njëjtat ndërhyrje që kryhen edhe me sigurimin bazë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga emisioni “On en parle”, që analizoi fatura reale dhe informacione nga dy kompani të mëdha sigurimesh, ndërhyrje si zëvendësimi i ijeve ose i gjurit mund të kushtojnë mbi 6 mijë franga më shumë, ndërsa çmimi total i operacionit mund të shkojë deri në 28 mijë franga, gati dyfishi i tarifës për pacientët me sigurim bazë, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët paralajmërojnë se ky fenomen rrezikon të krijojë një sistem shëndetësor me dy shpejtësi, ku pacientët me sigurime private trajtohen më shpejt dhe kanë më shumë zgjedhje. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mjekëve thonë se bëhet fjalë për kontrata private të lira, të cilat nuk ndikojnë në sigurimin bazë.
Autoritetet rregullatore kanë shprehur më herët shqetësime për mbifaturime sistematike në sigurimet plotësuese, ndërsa çështja po ngre gjithnjë e më shumë debate në Zvicër për barazinë e qasjes në kujdesin shëndetësor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












