Kultura

“Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit, Premierë në Francë

Kjo vepër e kompozitorit të ri nga Kosova, më 16 shtator do të interpretohet në  Les Musicales de Redon - Francë, nga ansambli "Ensemble Sottovoce" po ashtu nga Franca

Vepra  “Silentium Est Pax” e kompozitorit të ri nga Kosova, Memli Kelmendit më 16 shtator do të interpretohet në  Les Musicales de Redon – Francë, nga ansambli i mrekullueshëm “Ensemble Sottovoce” po ashtu nga Franca. Kompozitorë të njohur si Nobuya Momta (Jaoponi), Florent Gauthier (Francë) etj. kanë kompozuar për këtë ansambël.

“Kjo vepër është kompozuar muajin e kaluar dhe i dedikohet ansamblit “Sottovoce Ensemble” nga Franca. Nga përformancat e tyre që kam dëgjuar, më ka pëlqyer jashtëzakonisht tingulli që kanë dhe sidomos repertori i përzgjedhur. Besoj që shumë shpejt do të kemi video incizimin nga koncerti që do të mbahet këtë javë”, tha Memli Kelmend

Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Mozart, Byrd, Philips, Gjeilo, Bosc etj.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur linkun official nga ansambli Sottovoce, katalogun dhe spotin reklamues të këtij ansambli

 

https://www.ensemble-sottovoce.com/a-cappella