Futboll
Simboli Shaq
Dalja në skenë e Shaqirit me shokë ka hedhur dritë mbi një komunitet të tërë e të rëndësishëm, por të heshtur që është etabluar në Zvicër që nga vitet 60, dhe sidomos nga vitet 80
Ngritja e Xherdan Shaqirit në ikonë të futbollit zviceran kishte shënuar një ndryshim që mund ta quajmë historik të shqiptarëve në raport me Zvicrën, dhe anasjelltas. Në fakt, gjatë viteve 90-a dhe në dekadën që pasoi, shumë pak persona kanë mundur të parashikonin rolin e katalizatorit që e kanë luajtur Shaqiri me Xhakën, Behramin, Mehmedin, Xhemailin e të tjerë, në perceptimin pozitiv dhe pranimin e komunitetit shqiptar si pjesë përbërëse e Zvicrës dhe të shkëlqimit të saj në mbarë botën si ekip kosmopolit.
Sigurisht, flitet shumë për këta djelmosha që na kanë bërë të ndihemi mirë dhe krenarë, dhe më pak flitet për gjenerata të tëra të shqiptarëve që kanë kontribuar në prosperitetin e Zvicrës, veçanërisht në sferën ekonomike. Në fakt, dalja në skenë e Shaqirit me shokë ka hedhur dritë mbi një komunitet të tërë e të rëndësishëm, por të heshtur që është etabluar në Zvicër që nga vitet 60, dhe sidomos nga vitet 80.
Kjo gjeneratë e artë e futbollistëve të talentuar, me Shaqirin në krye, që e kanë dashur topin dhe kanë luajtur me zemër që Zvicra të fitojë, ka zmbrapsur shumë dilema, ka neutralizuar klishetë dhe stereotipe që me vite të tëra, zëra të shumtë cinikë dhe racistë i kanë ushqyer ndaj popullatës shqiptare, dhe nganjëherë edhe në të dy taborët. Me fjalë të tjera, bartja me krenari e fanellës së Nati-t, por edhe vlerësimi i rrënjëve të tyre shqiptare i bën që shumica dërmuese e zviceranëve, por edhe secili pjesëtar i komunitetit shqiptaro-zviceran, dhe në veçanti ata të gjeneratave të reja, t’iu rritet besimi në vete, t`i luftojnë komplekset. Kjo edhe e shpjegon respektin dhe identifikimin me muzën e futbollit, Xherdan Shaqiri. Sa e sa herë emri i tyre është brohoritur me zë të lartë dhe me dashuri dhe fascinim nga komentuesit e sportit zviceran dhe që na kanë bërë të gjithëve të përjetojmë emocione unike, qemë apo jo tifozë të futbollit.
Roli i tyre është i padiskutueshëm në rrafshin e përgjithshëm, pra jo vetëm të futbollit, respektivisht në atë të ngritjes dhe mirënjohjes të komunitetit shqiptar në Zvicër, por edhe ndaj Zvicrës për hapjen ndaj futbollistëve me rrënjë shqiptare. Suksesi i tyre në fushë nuk ka qenë edhe i lehtë, sepse në disa qarqe dhe sfera të krijimit të opinioneve konservatore kanë qenë objekt i kritikave imediate, për çdo hap jokonformues. Shaqiri me shokë, me inteligjencë dhe urtësi e kanë thyer vizionin ekskluziv të përkatësisë dhe integrimit, në favor të një qytetarie transnacionale, dhe rrjedhimisht e gjithë kjo edhe ka ndikuar në hapjen ndaj komunitetit shqiptar si dhe në emancipimin e tyre si komunitet me peshë në Zvicër.
Me fundin e karrierës ndërkombëtare të Xherdan Shaqirit po „mbyllet“ një kapitull i historisë së futbollit zviceran, por shembulli i tij do të vazhdojë të ndiqet me gjenerata të tëra, dhe jo vetëm në sferën e futbollit.
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Ushtarët e ushtrisë zvicerane janë në karantinë për shkak të norovirusit Rreth 30 ushtarë nga Grupi i Artilerisë 1 në Bière në kantonin Vaud dhe Shkolla Shëndetësore...
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin