Bota
Sipas Rusisë, dërgimi i ROSU në veri mund të çonte deri në “gjakderdhje”
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se shkuarja e forcave speciale të Kosovës në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, mund të kishte rezultuar me “gjakderdhje”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, përcjell Albinfo.ch.
“Një sjellje e tillë e papërgjegjshme e autoriteteve të Kosovës mund të sillte gjakderdhje të re në Kosovë dhe të destabilizonte rajonin e Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë Zakharova në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e ministrisë ruse.
“Përpjekjet e vazhdueshme të Prishtinës për të vënë kontroll mbi zonat e populluara me serbë përmes forcës, nxisin tensione ndëretnike, i bëjnë të pakuptimta përpjekjet disavjeçare të bashkësisë ndërkombëtare drejt një zgjidhjeje paqësore”, tha Zakharova, transmeton TASS.
Forca speciale e Kosovës ROSU ka shkuar të shtunën në veri, në përcjellje të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.
Derisa vetë Thaçi ka thënë se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, autoritetet në Beograd e kanë interpretuar atë si “sulm” mbi komunitetin serb.
“Shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës, sipas marrëveshjeve që kemi arritur, mund të shfaqen vetëm me përmbushjen e dy kushteve: me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e plotë të komunitetit lokal serb”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të shtuar se “kushti i dytë është shkelur plotësisht”.
Thaçi, në një konferencë për media të dielën mbrëma, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin leje nga askush për vizita nëpër Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










