Lajme
S’ka marrëveshje në takimin Thaçi-Daçiq
Dy kryeministrat kanë vazhduar dy raunde negociatash, por nuk kanë arrit marrëveshje për veriun e Kosovës. Takimi vazhdon me 4 mars
Edhe takimi i të mërkurës ndërmjet dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Sipas njoftimit lëshuar nga Zyra e baroneshës Catherine Ashton, dy palët janë dakorduar për një takim të ardhës me 4 mars.
Deri në raundin e gjashtë të bisedimeve politike, dy kryeministrat do të diskutojnë në planin e bindshëm idetë për zgjidhjen e problemit të veriut. Se dialogu ka hyrë në fazën kritike, kjo u vërtetua kësaj here, ku pas dy ditë negociatash nuk u arrtë asnjë marrëveshje.
Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se të dy kryeministrat ”kanë zhvilluar diskutime të thella”.
”Ata janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime dhe do të kthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e radhës”, citohet të ketë thënë baronesha Ashton, duke shtuar se ”kryeministrat janë të kënaqur me përparimin thelbësor që kanë arritur, ashtu sikurse edhe unë”, thuhet në deklaratë.
Ndërkaq asnjëra palë, as Prishtina e as Beogradi, nuk ka dhënë deklarata se çka është biseduar dhe cilat janë temat e rëndësishme të takimit dy ditor.
Sipas medieve në Prishtinë, takimi i dy kryeministrave ka kaluar në atmosferë të mirë dhe konstruktive, por, megjithatë, deklarata zyrtare për rrjedhën e tij nuk janë bërë publike.
“Ne tani jemi duke diskutuar për çështje të vështira, siç është veriu i Kosovës, andaj është e qartë se duhen shumë konsultime dhe sqarime të hollësive, sepse kjo nuk është temë e lehtë”, kanë thënë burimet e BE-së.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimeve në Bruksel është takuar edhe me përfaqësuesit e BE-së, Van Romby, Baroso dhe Fule. Nga këta të fundit ai ka kërkuar që Kosova të mos mbetet vrimë e zezë në Ballkan, por t’iu mundësohet lëvizja pa viza nëpër zonën Shengen.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












