Lajme
Skandali i përgjimeve, opozita kërkon dorëheqjen e Thaçit e Veselit
Sipas LVV-së, pas skandalit të përgjimeve, dorëheqje e Adem Grabovcit nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, është e pamjaftueshme. Ata kërkojnë dorëheqjen e Thaçit e Veselit
Skandali i përgjimeve që ka tronditur skenën politike kosovare, ka shtyrë partinë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje që të kërkoj dorëheqjet e menjëhershme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kardi Veseli. Sipas LVV-së, dorëheqje e Adem Grabovcit nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, është e pamjaftueshme.
Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Ylli Hoxha, në një konferencë për media, e quajtën të pamjaftueshme dorëheqjen e Grabovcit, duke kërkuar dorëheqje të tij nga çdo post publik, si dhe dorëheqje të ‘shefave’ të tij – Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Albulena Haxhiu, kapjen e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike e quajti aktivitet kriminal, që këtij pushteti i shërben jo vetëm për punësime familjare e partiake, por edhe për të kontrolluar shtetin dhe paranë publike.
“Përmes punësimit të militantëve dhe familjarëve në polici e gjyqësi, këta kriminelë e kanë marrë kontrollin mbi shtetin. Kjo ua mundëson atyre që të kryejnë krime pa rrezikun që do të ndëshkohen. Në anën tjetër përmes këtyre mekanizmave ata vështirësojnë opozitarizmin duke arrestuar, burgosur e kërcënuar kundërshtarët politikë”, tha Haxhiu.
Ajo përmendi po ashtu përmendi raste, ku të punësuar nga PDK-ja në pozicione të rëndësishme kanë kryer vepra penale, duke rikujtuar falsifikimet e dokumenteve nga Arbenita Pajaziti në një rast të madh korrupsioni dhe aferat e gjykatësit të Apelit, Sali Mekajt.
“Këto përgjime po dëshmojnë që në Kosovë ndërmarrjet publike shërbejnë për të pasuruar një grup të vogël kriminelësh që janë në krye të shtetit, kurse sistemi shtetëror – veçanërisht policia, prokuroria dhe gjykatat – shërbejnë për të mbrojtur këtë organizim kriminal”, tha në fund të fjalës së saj, Albulena Haxhiu.
Nga ana tjetër, Ylli Hoxha deklaroi se pas përgjimeve, Adem Grabovci fillimisht tha që s’ka bërë asgjë keq, thjeshtë paska punësuar njerëz, por kur presioni publik u rrit dhe nuk u ndal, u detyrua të pranojë fajin.
“Adem Grabovci duhet të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake si dhe duhet të ndiqet penalisht. Grabovci e kishte pranuar edhe vetë në njërin nga përgjimet që ai është thjeshtë ekzekutues i planeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Asgjë në këtë aktivitet kriminal të ekzekutuar nga Adem Grabovci, nuk ka ndodhur pa planifikimin dhe dijeninë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, konsideron Hoxha.
Ndryshe, disa përgjime që u publikuan nga Insajderi, tregojnë se si PDK, partia që deri para 5 muajve u drejtua nga Hashim Thaçi për 16 vjet, ka pasur ndikim të madh në punësimin e militantëve partiak nëpër pozita kyçe, nga politika, në gjykata, prokurori, agjenci shtetërore dhe në të gjitha pozitat e vendit.
Njeri kryesor që ka koordinuar veprimet dëgjohet të ketë qenë Grabovci, me pëlqimin e Thaçit e Veselit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











