Integrimi
Skënder Ademi zgjidhet nga udhëtarët si shoferi më i dashur i autobusit
700 veta kanë votuar, në anketën e shpallur nga Organizata e trafikut të Munihut dhe “Suddeutsche Zeitung” për shoferin më të mirë në linjat jashtë qytetit të Munihut
Më shumë se 60 për qind të qytetarëve të anketuar të regjionit Freising e kanë zgjedhur atë: Skender Ademin, si shoferin më të dashur të autobusit. Shqiptari 45 vjeç nga Kosova e përmbush më së miro përfytyrimin për shoferin ideal, të gatshëm për ndihmë dhe gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë. Ndodh shpesh që ndonjë zonje të moshuar t`ia bartë valixhen apo ta ndihmojë për t`u ngjitur në autobus, gjë që nuk ka mbetur pa rënë sy të udhëtarëve.
Në raste të tilla ai ka fituar edhe duartrokitje nga udhëtarët tjerë. 700 të tillë kanë votuar, në anketën e shpallur nga Organizata e trafikut të Munihut dhe gazeta “Suddeutsche Zeitung” për të zgjedhur shoferin më te mirë që mban linjat jashtë qytetit të Munihut. Ndër kriteret që duhej plotësuar ishin mikpritja, saktësia, stili i ngasjes së makinë etj. Po ashtu shoferi i autobusit për udhëtarët duhet të jetë edhe parter që u gjendet në të gjitha situatat.
Të gjitha këto cilësi i posedon Skender Ademi, sipas më shumë se 60 % të të anketuarve. Skenderi mban linjën nga Freisingu në Aeroport, që ka numrin 635 dhe është i dashur si për udhëtarët ashtu dhe për punëtorët e aeroportit. Ai e do shumë profesionin e shoferit që për të është “profesion ëndrrash” dhe është i përkushtuar ndaj tij. Saktësia, thotë Skenderi është e rëndësishme jo vetëm për udhëtarët por në radhë të parë për atë vetë.
Shoferi më i dashur i regjionit vjen nga Kosova, ku ka studiuar makinerinë. Por, pas dy semestrash atij i ishte dashur, për shkak të rrethanave të luftës, të ndërpriste studimet dhe të migronte në Gjermani ku jeton bashkë me gruan dhe katër fëmijët. Pas punëve të ndryshme në ndërtim, ai prej tre vitesh e gjysmë punon si shofer autobusi. Dhe tash, zgjedhja si me i miri në mes të shoferëve, për Skenderin vjen si një kurorëzim i mirëseardhur i punës dhe angazhimit të tij të pakursyer.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm