Sport

Skuadra e Berishës, Lazio mposht Cremonesen

Lazio e ka mundur me rezultat 4-0 Cremonesen sonte për Kupën e Italisë. Mesfushori kosovar, Valon Berisha është paraqitur 90 minuta në këtë ndeshje.

Valon Berisha ka luajtur 90 minutat e para për këtë vit me Lazion, në fitoren e tyre të thellë kundër Cremoneses në Stadio Olimpico.

Valon Berisha ka luajtur 90 minuta me Lazion, që është një paraqitje e tij e rrallë për ekipin italian, pasi që ai ka pasur shumë pak minuta të luajtura tek ky ekip që prej transferit të tij nga Strasburgu.

Patric (10), Marco Parolo (26), Ciro Immobile (58) dhe Bartolomeu Quissanga (89) shënuan për Lazion.

Ndërkohë për Valon Berishën mediat italiane shkruajnë se këtë afat ai mund të largohet nga Lazio, madje drejtori sportiv i Lazio Igli Tare thuhet se do të angazhohet personalisht për t’i gjetur skuadër të re kosovarit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch