Futboll

Shkëndija e Tetovës, miqësore me Grasshoppersin

Shkëndija do ta zhvillojë miqësoren kundër skuadrës zvicerane të Grasshoppers më 24 janar

Njëra nga skuadrat më të suksesshme shqiptare pa dyshim është Shkëndija e Tetovës në Maqedoni.

Shkëndija e ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve dimërore, ndërsa të mërkurën (16 janar) në qendrën sportive në Tetovë do të ketë testin e parë me Renovën, ndërsa më 20 janar po ashtu në Tetovë pason kontrolluesja me Makedonija Gj.P..

Dy ditë më pas ekspedita ‘kuqezi’ do të niset drejt Turqisë, aty ku deri më 5 shkurt do të qëndrojë në Antali, ndërsa që tani kanë caktuar edhe emrat e katër kundërshtarëve, nga gjithsej pesë ndeshje të parapara në kuadër të miqësoreve në tokën turke.

Shkëndija do ta zhvillojë kundër skuadrës zvicerane të Grasshoppers më 24 janar, para se të përballen me Orenburgun nga Rusia, ndërsa më 29 janar për kundërshtarë do të kenë skuadrën austriake të Sent Poltenit.

Kuqezinjtë javën e ardhshme testohen nga Renova dhe Makedonija Gj.P.