Bota
Skulpturat prej akulli në Sochi të Rusisë
Skulpturat prej akulli të krijesave të detit dhe një anije vikingësh, i kanë dhënë një tjetër pamje qendrës së skijimit ‘Krasnaya Polyana’ afër Sochit në Rusi.
Skulptori Nikolai Getman ka thënë se për realizimin e këtyre veprave të artit kanë qenë të nevojshme pajisjet e thjeshta siç janë lopata, gërshërët dhe daltat. “Bora është material fëmijësh në aspektin se çdokush mund ta ketë. Nuk duhen pajisje të avancuara për këto skulptura. Duhet të keni një lopatë, daltë dhe gërshërë”, ka thënë Getman.
Skulptorja amatore dhe vizitorja Galina Bolozyorova, edhe pse asnjëherë nuk ka realizuar një skulpturë akulli, me pak instruksione i ka dhënë formë skulpturës së saj, përcjell albinfo.ch.
“Të jem e sinqertë, kjo është hera e parë që po i mbaj këto instrumente në duar. Ata më mësuan se çfarë të bëj. Duket se po funksionon. Është aktivitet interesant”, ka thënë ajo. Banorja e zonës së qendrës së skijimit, ka thënë se skulpturat i kanë dhënë një pamje tjetër, duke e shndërruar në pjesë më të bukur. “Sivjet, krejt territori është transformuar, parku i gjelbër është i bukur, figurat nga bora janë edhe më të bukura. Jam e lumtur që resorti po zhvillohet në këtë formë”, ka thënë Anna Artamoshkina.
Temperatura në Sochi aktualisht nuk është aq e ulët. Ditëve të fundit arriti nga katër në gjashtë gradë celsius.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













