Lajme
Sonte në mesnatë Zvicra aktivizon statusin “S” për refugjatët ukrainas
Statusi "S", i cili synon të mundësojë pranimin sa më shpejt dhe në mënyrë joburokratike, do të zbatohet nga e shtuna, 12 mars, ka njoftuar këshilltarja federale Karin Keller-Sutter
Njerëzit nga Ukraina që kërkojnë mbrojtje, pasi janë detyruar të largoheshin nga atdheu i tyre për shkak të luftës, nga mesnata e së premtes, në Zvicër do të marrin statusin e azilit “S”, shkruan albinfo.ch. Kjo do të thotë se ata mund të qëndrojnë në Zvicër për një vit, të punojnë dhe të shkojnë në shkollë pa kaluar nëpër procedurë azili.
Kështu ka vendosur sot Këshilli Federal. Në konsultimet përkatëse është mirëpritur njëzëri vendosja e statusit të mbrojtjes “S”.
Statusi “S”, i cili synon të mundësojë pranimin sa më shpejt dhe në mënyrë joburokratike, do të zbatohet nga e shtuna, 12 mars. Refugjatët nga Ukraina mund të qëndrojnë fillimisht në Zvicër për një vit; megjithatë, e drejta e tyre e qëndrimit mund të zgjatet, nëse është e nevojshme. Ata mund të bashkohen me anëtarët e familjes. Fëmijët dhe të rinjtë kanë qasje në vijimin e shkollës.
Këshilli Federal ka rregulluar ose zgjeruar statusin e mbrojtjes “S “në tri pika:
Puna: Njerëzit që duan të punojnë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë: periudha e pritjes prej tre muajsh nuk kërkohet më për refugjatët nga Ukraina, transmeton alkbinfo.ch. Sipas këshilltares federale Karin Keller-Sutter, e cila sot, në një konferencë për media të mbajtur në Bernë ka bërë të njohur vendimin, kjo vlen edhe për të vetëpunësuarit.
Liria për të udhëtuar: Refugjatët nga Ukraina mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen, nuk kërkohet autorizim, siç ndodh ndryshe për statusin e mbrojtjes “S”.
Personat nga vendet e treta që u desh të largoheshin nga vendi për shkak të luftës gjithashtu marrin statusin e mbrojtjes “S”. Kjo nuk përfshin personat që tashmë kanë statusin e mbrojtjes (azilit) në një vend tjetër.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch ditë më parë, statusi “S” ishte krijuar në kohën e krizës së refugjatëve nga Kosova, në vitin 1999 por ai nuk ishte zbatuar në praktikë pasi refugjatët kosovarë ishin kthyer vullnetarisht pak muaj më vonë, në Kosovën e çliruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por, vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat