Koronavirusi: çast pas çasti
Sot, dita e parë e shkollës në këtë land gjerman
Dhjetëra-mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 3 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore në landin verior, Mecklenburg-Vorpommern
Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Evropë, dhjetëra-mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 3 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore në landin verior, Mecklenburg-Vorpommern.
Ky njëherësh është landi i parë gjerman, nga 16 sa janë në total që ka marrë vendim për hapje të shkollave prej përhapjes së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, në mesin e muajit mars.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka bërë të ditura lajmet për testim të detyrueshëm për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi draftet e para. Ne duam që ta koordinojmë këtë gjë me landet, sepse atyre u duhet ta zbatojnë vendimin në aeroporte dhe stacione të trenit”.
Më 1 gusht, në Berlin janë mbajtur protesta të mëdha kundër kufizimeve të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Zyrtarët policorë kanë thënë se mbi 17,000 persona kanë qenë pjesë e marshit, ndërkohë që një tjetër organizim pasues ka mbledhur rreth 20,000 persona.
Për shkak që shumë protestues nuk kanë mbajtur distancën e kërkuar apo nuk kanë vendosur maskën, policia ka thënë se është detyruar të ndërhyjë.
Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus relativisht mirë, ndonëse në javët e fundit është përballur me rritje të numrit të të infektuarve.
Sipas zyrtarëve, shifrat e reja lidhen me pushimet verore jashtë shtetit, punëtorët migrantë dhe banorët që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë












