Kosova

Sot hapet Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Prishtinë

Muzikë, punëtori, lojëra, pije, e mbi të gjitha ushqime tradicionale shqiptare – janë vetëm disa nga gjërat që do të ofrojë sot Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Prishtinë.

Ky festival, që do të zgjasë dy ditë, ka për synim njohjen e gastronomisë mbarëkombëtare dhe nxitjen e shkëmbimit të përvojave mes kuzhinierëve kombëtarë shqiptarë, të cilët operojnë në mbarë botën.

Në një intervistë të mëhershme për albinfo.ch, organizatorët kanë thënë se ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Festivali fillon sot, nga ora 12:00 në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë” (afër komunës së vjetër) dhe do të zgjasë deri nesër.