Kosova
Sot përfundon periudha tranzitore e BQK-së për dinarin
Më 12 maj, këtë të dielë përfundon periudha tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Sipas njoftimit, duke nisur nga nga e hëna, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të Rregullores për pagesa me para të gatshme. Nga nesër, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese.
Bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.
“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, citohet në Rregulloren e BQK-së.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që preket nga vendimi.
Serbët në Kosovë, për vite të tëra, pranojnë pagesa me dinarë nga buxheti i Serbisë.
Por as pas gjashtë takimeve në Bruksel nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Më 13 maj do të zhvillohet takimi i shtatë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën














