Kosova
Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale
Partia Socialdemokrate (PSD) të shtunën mban protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në konferencë për medie të hënën tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
“Ftoj secilin qytetar të Republikës së Kosovës, secilën organizatë shoqërore dhe politike që më 24 dhjetor, ditë e shtunë, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në orën 14:00, të bashkohemi në protestë për të marshuar drejt sheshit ‘Skënderbeu’ dhe për të adresuar kërkesat tona karshi institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar që dënimi që është shqiptuar në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është në emrin tonë”, tha ai.
Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lideri i PSD-së tha se Gjykata Speciale po tenton të tjetërsojë historinë e Kosovës.
“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembërimin e historisë së Kosovës”, deklaroi Molliqaj.
Javën e kaluar trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat












