Kosova

Politikani shqiptarogjerman: Sot, videokonferencë e Kancelares Merkel me Kryeministrin Kurti

Edhe problemi me mocionin e  iniciuar nga LDK për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sipas politikanit Kelmendi, do të jetë në qendër të këtij bashkëbisedimi

Në një postim që ka bërë në faqen e tij në facebook, politikani dhe afaristi shqiptarogjerman Besnik Kelmendi bën të ditur se sot kancelarja Merkel do të ketë një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas z. Kelmendi, i cili punon në Ministrinë për Familje, fëmijë, Integrim dhe Refugjatë në Landin (Republikën) Nordrhein Westfalen, ky takim virtual do t`i kushtohet  masave për frenimin e koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Por, edhe  problemi me mocionin e  iniciuar nga LDK për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sipas tij, do të jetë në qendër të këtij bashkëbisedimi.

Më poshtë, teksti i Besnik Kelmendit:

Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane.

Perveç këtyre temave të sipërmendura sigurisht do të bisedohet edhe për situatën politike në Kosovë. Ku do të diskutohet edhe për mocionin e qeverisë nga ana e LDK”.

Buirmi i këtij njoftimi, Besnik Kelmendi është aktiv në partinë e kancelares Merkel, CDU në regjionin ku banon, ku ka mbajtur edhe poste në degën lokale të partisë, shkruan albinfo.ch.