Shqipëria
Sot votohet edhe në 5 bashki në Shqipëri
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë
Pesë bashki në Shqipëri zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj.
Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit, transmeton albinfo.ch.
Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
Në Tepelenë votojnë 12 mijë e 667 qytetarë në 22 qendra votimi.
Në Mat janë 29 mijë e 92 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku do të votojnë janë 47.
Në Cërrik ka 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve është 38 mijë e 724.
Në bashkinë e pestë ku ka zgjedhje Berati të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













