Kosova
Spahiu dhe Jashari, polemika për ditëlindjen e Adem Jasharit
Bekim Jashari ka publikuar certifikatën e vdekjes së axhës së tij, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që Spahiu ka deklaruar se e ka zbuluar
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në çështjen e ngritur se ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, është e falsifikuar.
Bekim Jashari ka publikuar certifikatën e vdekjes së axhës së tij, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që Spahiu ka deklaruar se e ka zbuluar.
Por, Spahiu në një përgjigje që ka bërë në postimin e Jasharit në Facebook, i ka kërkuar atij që të merret me ata që kanë bërë këtë falsifikim dhe jo me të personalisht, përcjell Klan Kosova.
“I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka këqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkru ashtu. Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur me 10.10.1955”.
“Ky reagim i yti po bien sikur ti po e mbron axhën tënd nga unë, por atë e mbron vepra e tij heroike dhe ti duhesh t’i sulmosh ata që falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu”, shkruan në komentin e Spahiut, përcjell albinfo.ch.
“Dhe së fundit. Unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u ba nashta edhe isha ba, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashuritë më ofendojnë më quajnë gazetar”, shtoi tutje Spahiu.
Në dokumentin e publikuar nga Bekim Jashari, shkruan se Adem Jashari është i lindur më 28 nëntor 1955 dhe jo siç ka deklaruar Spahiu se ka gjetur nëpër arkiva që komandanti i UÇK-së, ka qenë i lindur më 10 tetor të të njëjtit vit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













