Kosova
Spanja kundërshton aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Spanja konfirmoi qëndrimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Pascual Navarro, Sekretar i Shtetit për BE-në, duke dëshmuar në një komision të Parlamentit, tha se me kushtet aktuale vendi i tij do të dalë kundër çdo votimi, qoftë procedural apo për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascual Navarro, u shpreh se më 15 dhjetor, Kosova dorëzoi kërkesën e saj në Pragë në Presidencën Çeke dhe Presidenca Çeke nuk ka marrë ende një vendim procedural, raporton a2cnn, përcjell albinfo.ch.
“Do të shohim vendimin e presidencës suedeze. Normalisht do të kërkohet një opinion nga Komisioni dhe pastaj futet në një debat në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund, merret një vendim në Këshillin Evropian. Spanja e ka treguar tashmë se nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë, do të votojë kundër çdo vendimi, qoftë procedural dhe përfundimisht për dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën”, tha ndër të tjera Navarro.
Ai vijoi më tej duke shtuar se shteti që ai përfaqëson ka instistuar në dy gjëra kryesore, njëra që mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Së dyti, Spanja ka një qëndrim konstruktiv me Ballkanin në përgjithësi, pra në të njëjtin Këshill për Çështjet e Përgjithshme. Në të njëjtin Këshill për Çështjet e Përgjithshme, Spanja mbështeti liberalizimin e vizave me Kosovën; Kosova për ne nuk është shtet, por një territor me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie. Spanja nuk është vetëm qeveria spanjolle, nuk do të mbështesë dhënien e statusit të vendit kandidat”, deklaroi më tej Pascual Navarro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?














