Botërori 2026
Spanja në epërsi ndaj Austrisë në pjesën e parë, Oyarzabal zhbllokon sfidën
Kombëtarja e Spanjës ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes ndaj Austrisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Los Angeles” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal realizoi pas një asistimi të Marc Cucurellas, duke finalizuar me goditje të menjëhershme brenda zonës për rezultatin 1:0.
“La Roja” dominoi në pjesën e parë, duke mbajtur rreth 62 për qind të posedimit të topit dhe duke krijuar më shumë raste shënimi. Më herët, një gol i Cucurellas në minutën e 29-të u anulua për ndërhyrje ndaj portierit austriak Alexander Schlager.
Austria pati momentet e saj, me Gregoritsch që iu afrua golit në minutën e 18-të, por pa arritur të konkretizojë. Në anën tjetër, Schlager u dallua me disa pritje të rëndësishme ndaj Lamine Yamal dhe Oyarzabal, duke mbajtur ekipin e tij në lojë.
Pas 45 minutave të para, Spanja është një hap më pranë kualifikimit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Austria do të kërkojë reagim në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori Zvicra përballet me Algjerinë, të drejtuar nga ish-trajneri i saj kombëtar Vladimir Petković, të enjten në... -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë -
Zvicra rikthen shërbimin ushtarak për klerikët fetarë -
Gjendje financiare kritike për AHV dhe IV në Zvicër













