Lajme
Spitalet në Vjenë mbyllin disa reparte – shkak, mungesa e personelit mjekësor
Vetëm në Vjenë, në dhjetë vitet e ardhshme do të nevojiten 10 mijë infermierë të rinj
Mungesa e personelit mjekësor në spitalet e Vjenës po përkeqësohet: Rreth 2000 vende janë aktualisht të lira vetëm në spitalet komunale. Si pasojë e kësaj, disa reparte në këto spitale janë para mbylljes. Siç raporton orf.at, në klinikën spitalore në qarkun Favoriten janë 147 shtretër të mbyllur. Në qarkun Ottakring, një klinikë kirurgjikale traumatike është mbyllur tërësisht.
Stafi ekzistues në spitalet e Vjenës është i mbingarkuar me punë, qoftë me marrje të përgjegjësive shtesë, qoftë me orare të stërzgjatura. Në dhjetë vjetët e ardhshme mendohet se në Vjenë do të nevojiten rreth 10 mijë infermierë të rinj, transmeton albinfo.at.
Gjendja aktuale në spitale nuk është pa pasoja për pacientët. Sipas Michael Binder, drejtor mjekësor i Shoqatës së Shëndetit të Vjenës, ekziston mundësia që pacientët e shteteve të tjera federale (Bundesländer), të cilët vijnë në Vjenë për një shërbim më cilësor, të udhëzohen për t’u mjekuar në rajonet e tyre.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sistemin e kujdesit shëndetësor është një problem prej kohësh. Sipas Binder, ky profesion duhet të bëhet më atraktiv. Aktualisht janë 3600 persona në trajnim në Vjenë, nga asistentët e infermierisë deri te punëtorët e kualifikuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?













