Sport

Sportistët e vitit në Zvicër, mungojnë shqiptarët

Kësaj radhe mungojnë futbollistët shqiptarë, ashtu siç mungon edhe ylli i tenisit, Roger Federer

Më 15 dhjetor në Cyrih do të organizohet mbrëmja gala ‘Sports Awards’.

Në këtë ngjarje do të zgjedhen sportistët e vitit në Zvicër.

Si rrallë herë do të mungojnë sportistët shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Gjithashtu mungon edhe ylli i tenisit, Roger Federer, përcjell albinfo.ch.

Nga futbollistët është nominuar sulmuesi Haris Seferoviq.

Sportistët e nominuar janë: Clit Capela, basketbollist, Roman Josi, hokeist, Pascal Meier, Alina Müller, hokeiste, Haris Seferoviq, futbollist dhe Lia Wälti, futbolliste.