Kosova
Sqarohet BE: Nuk i kërkuam Maqedonisë e Malit të Zi t’i vendosin viza Kosovës
Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasus, ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi u është kërkuar që t’i vendosin regjim vizash Kosovës.
Nga KE-ja thanë se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe se mbështesin fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Evropian dhe ne, absolutisht, e mbështesim lirinë e lëvizjes në rajon”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Pasusi i lartpërmendur është shoqëruar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk i kanë përshtatur politikat e vizave me ato të BE-së.
Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në këto dy shtete, por jo edhe në ato të Bashkimit Evropian, që përbëjnë pjesën më të madhe të zonës me lëvizje të lirë, të njohur si Schengen.
Megjithatë, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim, sipas të cilit, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen do të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












