Kosova
Starmer: Azilkërkuesit do dërgohen në qendra pritje
Kryeministri britanik nga Durrësi: Vlerësojmë bashkëpunimin me Shqipërinë për uljen e numrit të emigrantëve

Para Komunitetit Politik Europian, Kryeministri britanik Keir Starmer, nga porti i Durrësit duke folur për mediat e huaja u shpreh se qeveria është gati të fillojë bisedimet me vendet e treta për ngritjen e qendrave të pritjes për azilkërkuesit e refuzuar, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që duam të bëjmë tani dhe për të cilën po diskutojmë, janë qendrat e pritjes në të cilat një person i cili ka kaluar nëpër sistemin e Mbretërisë së Bashkuar, duhet të kthehet dhe ne duhet të sigurohemi që ata të largohen. Do ta bëjmë këtë, nëse mundemi, përmes qendrave të pritjes”, tha Kryeministri britanik, Keir Starmer.
Duke i larguar azilkërkuesit e refuzuar në një vend tjetër, qeveria britanike synon të shmangë alternativa të tjera të gjetura nga refugjatët për të marrë leje qëndrimi siç është krijimi i një familjeje. Zyrtarët do të zhvillojnë negociata me vendet pritëse të mundshme gjatë muajve të ardhshëm.
Ndërkohë, për mediat britanike Starmer tha se qeveria e tij është e vendosur për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
“Është krejtësisht e papranueshme që dikush të hipë në një varkë të vogël dhe të kalojë Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria e mëparshme humbi kontrollin e kufijve. Jam i vendosur që ne do ta rimarrim kontrollin e kufijve.Kjo do të thotë që duhet të bëjmë një përpjekje të përbashkët për të shkatërruar bandat që po zhvillojnë këtë tregti të ndyrë”, tha Keir Starmer, Kryeministri britanik.
Kryeministri britanik u shpreh se rritja e bashkëpunimit me vende si Shqipëria ka dhënë frytet e para dhe kjo është reflektuar edhe në shifra.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane: Kosova i ka vënë syrin yllit të Zvicrës, Avdullahut "Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua me dy ndërkombëtarët e të rinjve zviceranë,...
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?