Kosova
Stoltenberg mirëpret marrëveshjen, thotë se KFOR-i mbetet vigjilent
Stoltenberg ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për zgjidhjen e çështjeve të tjera që janë ende të pazgjidhura përmes dialogut.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent në lidhje me situatën aktuale. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili përmes një postimi ka përshëndetuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me dokumentet.
Stoltenberg ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për zgjidhjen e çështjeve të tjera që janë ende të pazgjidhura përmes dialogut, raporton Albinfo.ch.
“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy liderët, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. NATO dhe KFOR mbeten vigjilentë”, shkruan Stoltenberg në Twitter./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin










