Shkurt.ch
Strasburgu dënon Zvicrën për vendimin për dëbim të një sudanezi
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, në vendimin e saj të publikuar sot, shkruan se azilkërkuesi sudanez do të ndodhej në rrezik jete nëse do të dëbohej në Sudan
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strassburg ka dënuar Zvicrën për shkeljen e konventës së të drejtave të njeriut. Bëhet fjalë për shkeljen e bërë nga ana e Zvicrës në pikën e të drejtave për jetë dhe atë të ndalimit të torturës, shkruan sda.ch. Autoritetet zvicerane kishin dashur t`i dëbonin në vendin e tyre të prejardhjes dy sudanezë. Te njëri prej tyre, gjykata ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas gjykatës së Strasburgut, sudanezi i cili kishte qenë politikisht aktiv që nga koha e shkollës nuk guxon të dëbohet në vendin e prejardhjes. Ai ka qenë aktivist i lëvizjes JEM (Justice and Equality Movement) dhe ka grumbulluar para në Sudan për organizatën e cila është angazhuar për të drejtat e pakicave, transmeton albinfo.ch. Kur dy bashkëveprimtarë të tij ishin arrestuar, organet e ndjekjes në Sudan ishin vënë në kërkim edhe të tij. I arratisur në Zvicër, ai ka vazhduar të jetë shumë aktiv politikisht.
Nisur nga të gjitha këto, Strasburgu në vendimin e tij të publikuar sot shkruan se personi në fjalë do të ndodhej në rrezik jete nëse do të dëbohej në Sudan.
Ai kishte ardhur në Zvicër në vitin 2012, ku kishte paraqitur kërkesë për azil, e cila i ishte refuzuar. Edhe ankesën e bërë pastaj, ia ka hedhur poshtë Gjykata Federale Administrative. Kjo kishte bërë që ai t`i drejtohej edhe Gjykatës pe¨r të Drejtat e Njeriut, në Strassburg.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













