Kosova

Studentët e biokimisë kërkojnë licencimin e diplomave

Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit kanë protestuar edhe studentët e Degës së Biokimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.

Sipas tyre, rreth 80 studentë që kanë përfunduar studimet Bachelor nuk po i licencon Ministria e Shëndetësisë, pasi ka kërkuar që të studiojnë edhe 6 module të tjera dhe kjo çështje po zvarritet tash e 10 vjet, përcjell albinfo.ch.

“Nga Rektorati kanë shprehur gatishmërinë për t’i krijuar modulet shtesë, por ata kanë kërkuar nga MASHT-i që të krijojë një vijë buxhetore dhe këtë çështje ta specifikojë në ligjin për arsim. Pra, Rektorati dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë kryer punën e vet, por është Ministria e Arsimit ajo që po e zvarrit këtë çështje”, ka thënë Hasim Avdiaj, përfaqësues i protestuesve. Askush nga Ministria e Arsimit nuk i ka pritur ata në takim.