Kultura
Studentët shqiptarë të Lozanës organizojnë koncertin e Elina Dunit
E themeluar para më se 20 vitesh, Shoqata Studentore Shqiptare e Universitetit të Lozanës (AEAUL) është më e vjetra shoqatë e studentëve shqiptarë të Zvicrës dhe njëra ndër më aktivet. Në radhën e aktiviteteve të shumta të saj është edhe koncerti me këngëtaren e njohur shqiptarezvicerane të xhazit, Elina Duni, .që mbahet në Lozanë.
Me këtë rast AEAUL u drejtohet anëtarëve dhe miqve të saj me ftesën në vijim:
I nderuar mik, e nderuar mikeshë
Viti akademik që sapo ka filluar premton të jetë i pasur me aktivitete. Ne dëshirojmë qe ai të mbushet dhe me më shumë projekte të koordinuara bashkë me partnerët tanë.
Shoqata Studentore Shqiptare e Universitetit të Lozanës (AEAUL) dëshiron të ju falënderojë për besimin që kemi ndërtuar, duke ju ofruar 2 vende për koncertin e yllit të muzikës sonë, Elina Duni.
Do të jemi të lumtur t’ju mirëpresim në Théâtre du Cazard, nga ora 19 në 13.10.2017.
Me padurim që të shihemi përsëri, ju ofrojmë të shijoni një nga interpretimet e saj: https://www.youtube.com/watch?
Në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës sonë, ju dërgojmë falënderimet më të sinqerta.
Me respekt, AEAUL
https://mail.google.com/mail/u/0/#inbox/15ef20aa9c4fe8a5?projector=1
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Tetor 2017
- Ora19:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit9 Tetor 2017 - 0:00
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor