Lajme
Studim: Grupet islamike ndërkombëtare kanë një ndikim të kufizuar në Zvicër
Pretendimet se lëvizjet ndërkombëtare islamike ushtrojnë ndikim të rëndësishëm mbi xhamitë dhe komunitetet myslimane në Zvicër janë të ekzagjeruara, ka gjetur një studim, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, rrjetet ndërkombëtare dhe paratë nga vende si Arabia Saudite apo Katari ndihmojnë në ngritjen e strukturave në Zvicër, një ndikim i tillë tenton të zbehet, ndërsa strukturat bëhen më të vendosura, sipas Universitetit të Friburgut. Studimi vuri në dukje ndikimin e grupeve dhe lëvizjeve, si Vëllazëria Myslimane, Vehabizmi, Tablighi Xhemati dhe Al-Ahbash me bazë në Liban në shtatë komunitete myslimane në Lozanë, Cyrih, Bazel, Bernë dhe Delémont.
Ndërsa autorët zbuluan se të gjitha komunitetet zvicerane që ata hulumtuan kishin një lloj lidhjeje me grupet transnacionale, shtrirja ishte e ndryshme dhe ndikimi i huaj në përgjithësi ka rënë gjatë viteve të fundit.
Ata thonë se kjo është pjesërisht për shkak të mbikëqyrjes kritike në sferën publike – duke përfshirë median – si dhe të një ndryshimi brezash që ka parë muslimanë më të rinj, të arsimuar dhe të mirintegruar që vizitojnë xhamitë, të cilët priren të jenë më pak tolerantë ndaj ndikim nga aktorë të largët, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












