Lajme
Studim: Pas vaksinimit, rastet me Covid-19 u ulën me 80%, vdekjet me 95% në Itali
Një studim në Itali ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me 80%. Jo vetëm kaq, por ka 90% më pak shtrime në spital, ndërsa edhe vdekjet janë ulur me 95%.
Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit, të cilët kanë marrë mostrat e 13.7 milionë të vaksinuarish.
Sipas agjencisë ANSA, ky është hulumtimi i parë nga një vendi anëtar i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e vërtetë të imunizimit nga pandemia. Këto të dhëna janë marrë nga data 27 dhjetor deri më 3 maj.
Të dhënat treguan se modeli ishte i njëjtë për burrat dhe gratë, pavarësisht nga mosha e tyre, dhe se rreziku i infeksionit u zvogëlua gradualisht dy javë pas marrjes së dozës së parë.
Nga 13.7 milionë njerëz të përfshirë në studim, 95 për qind morën të dyja dozat e Pfizer ose Moderna, dhe pesë për qind e mbetura u vaksinuan me AstraZeneca, shkruajnë mediat vendore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur












