Lajme
Studimi: Vaksina e AstraZeneca-s ul infeksionet me COVID
Një vaksinë që lufton koronavirusin, prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ul transmetimin e virusit me dy të tretat. Të dhënat u bënë publike të mërkurën nga vetë universiteti.
Studimi megjithatë nuk është shqyrtuar nga të tjerë ekspertë të fushës, por sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock i tha rrjetit televiziv BBC se gjetjet janë “një lajm i mirë”.
“Kjo i tregon botës se vaksina e Oksfordit funksionon mirë“, tha zoti Hancock.
Por gjatë ditëve të fundit vaksina është kritikuar nga të tjera vende evropiane. Disa zyrtarë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me mungesën e të dhënave mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit.
Organi më i lartë këshillimor shëndetësor i Francës rekomandoi që vaksina të përdoret vetëm tek personat nën moshën 65 vjeç.
Në Belgjikë zyrtarë të qeverisë thanë se do t’u jepte vaksinën vetëm atyre nën moshën 55 vjeç.
“Nuk kemi informacion të mjaftueshëm që të themi me siguri se vaksina është e mirë për të moshuarit“, tha ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke.
Shefi i provave klinike të vaksinës së Oksfordit, Andrew Pollard tha për BBC-në të mërkurën se pavarësisht nga mungesa e të dhënave mbi nivelin e efektivitetit të saj, vaksina ofron një përgjigje të mira imunitare tek të moshuarit.
“Vaksina ofron përgjigje të mirë imunitare tek të moshuarit sikurse tek personat e rritur. Mbrojtja që ne shohim është saktësisht në të njëjtin drejtim e në nivel të ngjashëm“, tha zoti Pollard.
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave Rreth 20 mijë banorë dhe vizitorë janë detyruar të largohen nga zonat e prekura nga zjarret... -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit















