Lajme
Studimi zviceran-kanadez: Vera nuk ndihmon kundër koronavirusit
"Mendimi se moti i ngrohtë po na vjen në ndihmë, mund të na çorientojë," paralajmëron Peter Jüni, profesor i epidemiologjisë dhe mjekësisë në Universitetin e Torontos
Që nga koha e fillimeve të para të paraqitjes së koronavirusit, ka mbizotëruar nje besim se me ngrohjen e motit, virusi do të shkatërrohet. Por, një studim serioz shkencor e konteston këtë besim.
Muajt e ngrohtë të verës duket se nuk do të sjellin lehtësimin e shpresuar në luftën kundër koronavirusit. Ky është rezultat i një studimi nga një ekip hulumtues zviceran-kanadez, shkruan srf.ch.
Studiuesit nuk kanë gjetur asnjë provë që do të dëshmonte se situata gjatë muajit mars në zonat më të ngrohta të jetë përmirësuar në krahasim me rajonet me klimë më të ftohtë.
“Mendimi se moti i ngrohtë po na vjen në ndihmë, mund të na çorientojë,” paralajmëron Peter Jüni, profesor i epidemiologjisë dhe mjekësisë në Universitetin e Torontos, njëherësh autor kryesor i studimit, transmeton albinfo.ch. Koronavirusi nuk ka nevojë për kushte të favorshme për të lulëzuar sepse njerëzit ende nuk janë imunë ndaj tij.
Një gjetje tjetër është se lagështia e lartë mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, përcjell albinfo.ch. Por ky efekt është i vogël në krahasim me masat e mbajtjes së distancës sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














