Lajme

Suedia do të pranojë 76,000 refugjatë ukrainas

Shteti suedez pret të pranojë 76,000 refugjatë ukrainas në muajt e ardhshëm, pas pushtimit të Rusisë, ka bërë të ditur agjencia e migracionit e këtij vendi, përcjell albinfo.ch.

Kjo agjenci ka thënë se parashikimi ishte i pasigurt dhe paraqiti tre skenarë që varionin nga 27,000 në 212,000 refugjatë nga tani deri në qershor.

Suedia është në procesin e përgatitjes së sallave sportive, depove dhe qendrave ekspozuese për të strehuar ukrainasit që ikin.

“Skenari më i lartë përfshin brutalitetin e zgjatur dhe të shtuar në konflikt dhe që konflikti po lëviz drejt Perëndimit në Ukrainë. Fatkeqësisht, këto janë gjërat që po shohim tani”, ka thënë kreu i Agjencisë së Migracionit, Mikael Ribbenvik, në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, OKB-ja ka bërë të ditur të premten se gjithsej 2.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina deri më tani, me shumicën e atyre që kalojnë në Poloni.