Bota

‘’Taksa për xhamitë’’, mund të bëhet realitet në Gjermani

Ideja e vendosjes në Gjermani të një takse fetare për xhamitë po fiton mbështetës të këtë vend. Kjo po ndodh pasi kanë frikë nga financat e huaj.

Qeveria e kancelares, Angela Merkel, e cilësoi atë që mediat e përshkruajnë si ‘’taksë për xhamitë’’ si një formë e mundshme për financimin e vendeve të kultit.

E përditshmja Bild ka cituar një përgjigjeje të qeverisë, ku thuhet se bëhet fjalë për një taksë fetare që aktualisht mblidhet në Gjermani për të krishterët, në nivelin e rreth 8% të shumës vjetore të taksave të tyre mbi të ardhurat.

Sipas botimit të së dielës të përditshmes “Die Welt”, shumë prej landeve janë të gatshme për të marrë në konsideratë krijimin e një takse për xhamitë, transmeton albinfo.ch.

Komuniteti mysliman në Gjermani aktualisht regjistrohet rreth 5 milionë persona, ose rreth 6% të popullsisë së përgjithshme.