Kosova
Takimi Kurti-Vuçiq ndërmjet datave 14 e 17 qershor
Ky takim do të zhvillohet në Bruksel nën ndërmjetësimin e Evropës
Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë nga 14 deri më 17 qershor, kanë rënë dakord sot palët në takimin që u zhvilluar në mes të Miroslav Lajçak, emisarin e BE-së për dialogun, Matthew Palmer, të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë.
Kjo u bë e ditur nga burime jozyrtare për mediumin serb “Blic”. Lajçak më herët për mediat serbe kishte thënë se është caktuar një datë për mbajtjen e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Josep Borrell, përfaqësuesit të BE-së për Politika të Jashtme.
Pas këtij takimi nuk pati konferencë për media nga Lajçak dhe Palmer. Kjo është një vizitë zyrtare nga diplomatët e huaj, pas asaj në Kosovë që ishte të hënën dhe të martën, ata kanë thënë se këto takime si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd janë duke u bërë para takimit për rivazhdimin e procesit të dialogut në qershor.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











