Kosova
Takimi i ministrave të NATO-s: Kosova, në agjendë
Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s takohen (13.04) për të diskutuar sigurinë ndërkombëtare, misionet e NATO-s në botë, duke përfshirë edhe Kosovën. Për herë të parë përfaqësohet edhe Maqedonia e Veriut.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media lidhur me takimin (13.02-14.02) u prononcua edhe për transformimin e FSK-së. Ai këtë herë i aktualizoi deklaratat e tij rreth këtij procesi, duke thënë se “disa aleatë kanë konsideruar se ka qenë një moment i papërshtatshëm për të bërë trasnforimimin” e FSK-së në ushtri”. Më parë Stoltenberg ishte shprehur se “NATO konsideron se është një kohë e papërshtatshme për këtë proces”.
Në këtë konferencë shtypi Soltenberg gjithashtu tha se në Kosovë NATO ka dy lloje të prezencës: KFOR-i misioni i të cilit do të mbetet i pandryshuar dhe misione të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, të cilat NATO është duke i shqyrtuar, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
“Është me rëndësi që të bëjmë dallin në mes të dy llojeve të prezencës së NATO-s në Kosovë. Operacioni i KFOR-it nuk do të preket. Ky operacion do të vazhdojë, pasi kontribuon në stablitet dhe prosperitet në Kosovë si dhe rajon. Ajo çfarë ne do të shqyrtojmë janë aktivitetet jashtë misionit të KFOR-it që është formë tjetër e ndërtimit të kapaciteteve”, theksoi ai.
Stoltenberg, gjithashtu tha, se sa i përket FSK-së, NATO-ja pret respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të Brukselit, ku ceket se pjesëtarët e FSK-së nuk do të shkojnë në Veri të Kosovës.
Në pyetjen se si ka ndikuar zgjerimi i Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se Aleanca ka luajtur një rol aktiv në rajon në arritjen e paqes atje.
“Zgjerimi e ka forcuar NATO-n, por duhet të stabilizojë rajonin. Kjo duhet t’i forcojë vendet që i janë bashkuar NATO-s”, tha ai.
“Nuk duhet të harrojmë se në vitet 90-të kemi parë situata të luftës dhe krimeve. NATO ka luajtur rol kyç në stabilizimin e këtyre vendeve. Ka shumë probleme, por është mirë të shohim vende si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria”.
Ambasadorja e SHBA-së nё NATO, Kay Bailey Hutchinson, konfirmoi se NATO do të punojë me Qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që të krijohet një forcë mbrojtëse shumetnike, e cila i përfshin të gjitha pakicat, dhe e cila do të shndёrrohet nё forcё që do të veprojё për të mirёn e vendit dhe stablitetin.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor














