Kosova
Një delegacion i BE-së takon deputetët e Listës serbe
Një delegacion i Parlamentit Europian, i kryesuar nga raportuesi për Serbinë, David McAlister, është takuar me përfaqësues të Listës serbe, me fokus atë që është kthyer tashmë në kryefjalën e ditës: taksën 100% të vendosur produkteve që hyjnë në Kosovë nga Serbia.
Delegacioni përcolli të njëjtin qëndrim që Brukseli e ka bërë të qartë tashmë: Taksa, thanë pjesëtarët e tij, duhet të hiqet dhe dialogu Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi duhet të vazhdojë, në mënyrë që në Ballkan të vendoset përfundimisht paqja, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Lajmi i përcjellë nga mediat kosovare mbështetet te deklarata e publikuar prej Listës serbe pas takimit, ku kjo e fundit ka përmendur problemet me të cilat ndeshet sipas saj populli serb në Kosovë, por edhe qëndrimin, sipas të cilit pjesëmarrja në institucione “ishte e pakuptimtë pas veprimeve të njëanshme të Prishtinës”.
Ajo citon pikërisht këtë si shkakun e takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ku u propozua braktisja e institucioneve të Kosovës. Në delegacionin e Parlamentit Europian, përveç McAlisterit, ishin edhe dhe Elmar Brok nga Gjermania dhe Igor Soltes nga Sllovenia, i cili tre muaj me parë deklaronte se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe se i takon bllokut tani të bëjë atë që ka premtuar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













