Kosova
Tarifa e “Rrugës së Kombit” duhet të hiqet
“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit
Deklaratat për Tarifën e “Rrugës së Kombit” janë aktualizuar edhe ditëve të fundit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.
Ai ka pohuar se gjithmonë ka qenë kundër taksës së “Rrugës së Kombit”.
“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë. Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, është shprehur Meta në mediat kosovare.
Kurse, në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri ku tha se Shqipëria duhet të heq gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet.
“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri”, transmeton ‘monitor’.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë para qytetarëve të Hasit ka thënë se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë, pa kufi do të jetë shumë afër.
“Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë”, u shpreh presidenti i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave të Kosovës, Hyzer Gashi, ka treguar se ka pasur rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndikim ka pasur edhe autostrada. Por, ai ka thënë se barriera më e madhe është tarifa.
Sipas tij sot janë shumë të larta disa pagesa. “Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të veprojmë. Rruga duhet të jetë më e lirë”, tha Gashi.
Kujtojmë se kjo çështje ngjalli jo pak reagime të mëdha tek qytetarët shqiptarë të cilët i vunë zjarrin sporteleve duke i lënë ato plotësisht të shkatërruara.
Ndërsa edhe kosovarët reaguan duke e vlerësuar të papërballueshëm çmimin e vendosur. Tarifa për automjetet nga Kosova do të jetë 660 lekë (5 euro).
Për kalimtarët e shpeshtë është premtuar zbritje prej 10 deri në 20 për qind në muaj.
Edhe motoçiklistët (klasi 1) do të paguajnë 2.50 euro, mini-busët dhe makinat 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro.
“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.
Kjo autostradë njihet si një nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore të të dyja vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














