Muzikë
Taulant Mehmeti merr çmimin e “Pathways To Jazz” në SHBA

Ani pse mbi 400 performues ishin në mesin për të fituar çmimin në “Pathways To Jazz”, ndër ta fitues doli Taulant Mehmeti, i cili rrëmbeu çmimin të mbajtur në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se “Pathways To Jazz”, prej se u themelua gjashtë vjet më parë, e kishte të qartë qëllimin e vet: mbështetjen e jazz-muzikantëve në mënyrë që ky zhanër të lulëzojë edhe në vitet në vazhdim e muzika të mbetet e qasshme për të gjithë. Sivjet, kjo organizatë misionin e vet do ta realizojë duke ndihmuar në përhapjen e tingujve të këtij zhanri edhe nëpërmjet kompozimeve të jazz-kitaristit shqiptar.
Vlen të cekët se Taulant Mehmeti është në mesin e dhjetë muzikantëve, të cilët janë fitues të çmimit të sivjetshëm të “Pathways To Jazz”.
Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të organizatës, çmimi shërben si ndihmë për muzikantë të talentuar në realizimin e materialeve muzikore profesionale dhe cilësore, për promovimin e punës, por edhe për distribuim komercial, shkruan koha.net.
Për Mehmetin, ky çmim është një mundësi që ai të vërë në jetë kompozime që i ka realizuar tash e sa vite. Jazz-kitaristi, i cili tash e disa vjet bën karrierë në New York, ka thënë se shpërblimin do ta fusë në punë për albumin e tij të dytë.
Këtë vit më shumë se 400 performues kishin synuar që të ishin në mesin e fituesve të çmimit “Pathways To Jazz”. Për të qenë në mesin e përfituesve u është dashur që të dëshmojnë se kanë incizime të fuqishme artistike dhe se çmimi do t’iu ndihmojë që ata të zhvillohen më shumë në aspektin artistik dhe të pasurojnë e të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të skenës së jazzit.
Mehmeti përmes kompozimeve të tij autoriale dhe punës disavjeçare e që shpeshherë ishte në qendër të kritikave për inovacionin dhe lojën e shkëlqyer, ia doli që t’i bindte se e meriton një çmim të tillë.
E-Diaspora
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis Po kultivonte kanabis në banesë...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare
-
Spitali i Badenit, ku është vendosur kosovari i plagosur, mbrohet nga policia
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një 19-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist Planifikonte të kryente sulm terrorist, policia arreston 19 vjeçarin në Zvicër...
-
A mund të goditet edhe Zvicra nga një ndërprerje masive e energjisë?
-
Pasaporta zvicerane është ‘dokumenti më i bukur i identitetit në botë’
-
A ju lejohet ushtarëve zviceranë të mbajnë armë në shtëpi?
-
Kredi me franga, shtëpi në Francë, pronarët mund të ankohen