Lajme
Të avancohet pozita gjinore në diasporë
Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës Igballe Rogova. Në takim u bisedua për avancimin e pozitës së gruas
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati kërkoi bashkëpunim më të madh me Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj, por edhe në punën e saj me diasporën. Këtë kërkesë Murati i adreso gjatë një takimi që zhvilloi me Igballe Rogovën, përfaqësuese e këtij rrjeti.
Murati po ashtu e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në.
Ndërsa Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore kërkoi nga Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucionet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili sipas aj, është edhe obligim edhe ligjor.
Duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, Ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së.
Andaj u vendos që menjëherë të procedohet me vendosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana










