Lajme
Të gjitha pajisjet e stadiumit “Rasunda”, dhuratë Kosovës
Futbollistët dhe simpatizantë kosovarë janë pothuajse të vetmit që i gëzohen mbylljes së stadiumit “Rasunda” të Suedisë. Kjo i gëzon kosovarët për faktin se menaxhmenti i këtij stadiumi të famshëm, ku 54 vjet më pari ishte luajtur edhe finalja e Kupës së Botës, ka vendosur që të gjitha pajisjet përcjellëse t’ia falë Kosovës.
Ku vendim i menaxhmentit të “Rasundes” është pritur me entuziazëm të madh në Kosovë, veçanërisht pas vendimit të FIFA-s, që Republikës së Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në lojërat miqësore në futboll.
Vendimi i FIFA-s e ka gjetur të papërgatitur Kosovën për nga infrastruktura, për faktin se asnjë stadium nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e miqësoreve. I vetmi që i afrohet kushteve minimale të FIFA-s dhe EUEF-s është ai i Prishtinës, por që edhe në këtë stadium, sipas ekspertëve, duhet akoma investime.
Stadiumi “Rasunda” i Stokholmit posedon mbi 37 mijë ulëse, llamba ndriçimin, sistem të zërimit, rrethoja alumini, katër porta, lozhën për VIP-a, arka për shitjen e biletave, sallën e konferencave për shtyp dhe tetë zhveshtore
E gjithë kjo infrastrukturë, siç ka thënë për mediet serbe të cilat i transmeton “koha”, përfaqësuesi i kombëtares kosovare, Albert Bunjaku, do t’i dhurohet Federatës Kosovare.
Kjo e fundit në një konferencë për medie, ka thënë se infrastruktura do t’u shpërndahet ekipeve kosovare në bazë të nevojës. Pra sipas federatës, e gjithë kjo infrastrukturë, nuk do të shkoj vetëm në një stadium,
Stadiumi “Rasunda” është ndërtuar në vitin 1937. ndërsa për shkaka të “moshës” do të mbyllet në fund të këtij viti, respektivisht pas ndeshjes miqësore ndërmjet Serbisë dhe Suedisë. Në këtë stadium ishte finalja e Kupës së Botës e vitit 1958, kur Brazili fitoi 5-2 kundër Suedisë, ndërsa dy golat në këtë ndeshje i shënoi lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Pele
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme














