Kosova
Të rinjtë e Kosovës shkëlqejnë në teknologji
Revista e famshme biznesore amerikane, Forbes, ka publikuar një shkrim ku flitet për shpërthimin e të rinjve kosovarë në skenën e teknologjisë.
Shkrimi është artikull i Fatos Ametit, një sipërmarrës kosovar, themelues i kompanisë teknologjike, Sonnecto.
“Kosova njihet për mikpritjen e vet, për shpirtin properëndimor dhe jetën e natës. Sidoqoftë, një është shkalla e progresit të madh që e ka bërë në 20 vjet e fundit dhe sasia e talentit të cilën e prodhon, posaçërisht në teknologji”, shkruan Ameti.
“Të qenët shtet i ri sigurisht i ka benefitet e veta. Në epokën digjitale, të kesh popullatë të re, ta ofron një avantazh të konsiderueshëm; fuqia punëtore e shteteve garuese vjetrohet dhe ngadalësohet, dhe popullata është në ajkën e karrierës së tyre”.
“Sidoqoftë, deri vonë, të qenët i ri në Kosovë nënkuptonte të kesh ngecur midis fluksit ekonomik dhe politik, dhe në të njëjtën kohë, të jesh i izoluar prapa murit të vizave. Kjo gjendje e pasigurisë e ka krijuar një urgjencë për popullin e Kosovës që të krijojë punë të reja cilësore që sigurohen që talentet e reja të mirëpërdoren”, tha ai.
Ameti përmend që Kosova e ka shkallën më të lartë të përdoruesve të internetit në rajon, 93 për qind kanë qasje në të, dhe kjo e ka lejuar sektorin e ICT-së që ta marrë dhenë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër