Lajme
Të rinjtë në Zvicër pothuajse nuk përdorin rrjetet sociale për vetë-përfaqësim
Rezultatet kundërshtojnë perceptimin e zakonshëm se të rinjtë përdorin kryesisht rrjetet sociale për t’u paraqitur, thotë Svenja Deda-Bröchin nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Cyrih (ZHAW). Ajo është bashkëautore e raportit Jamesfocus, i publikuar të mërkurën.
Sipas raportit, 57% e të rinjve të anketuar thonë se përdorin rrjetet sociale kryesisht për argëtim, ndërsa 46% i përdorin ato për të kërkuar informacion. Vetë-përfaqësimi rëndon vetëm për 4% të tyre, transmeton albinfo.ch.
Raporti është bazuar në përgjigjet e mbi një mijë të rinjve nga të gjitha tre rajonet gjuhësore të Zvicrës, në moshën 12 deri 19 vjeç. Në total, 91% e të rinjve përdorin rrjetet sociale çdo ditë ose disa herë në javë.
Studimi James, nga ZHAW për Swisscom, ofron një pasqyrë mbi sjelljet mediatike të të rinjve zviceranë. James është një studim që realizohet çdo dy vjet dhe fokusohet te rinia, aktivitetet dhe mediat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite












